Monterotondo gjendet ne qender te rajonit Lazio dhe ne pjesen qendrore te Italise.
Eshte distant nga Roma 30 km. dhe eshte i ndare ne:
• Monterotondo Alto
• Monterotondo Scalo.
Monterotondo eshte i karakterizuar nga kodra, qe nuk kalojne lartesine 150 mt., me vreshta e ullishte. Pershkohet nga lumi Tevere. Klima eshte e bute, me dimra jo shume te ftohte e verera jo shume te nxehta.
Ne Monterotondo ka shume dyqane e sherbime, per shembull:
• Zyra postare;
• Disa supermerkate;
• Disa furra buke;
• Disa ristorante;
• Biblioteka
Tani do vizitojme Duomo, Palazzo Orsini, harkun e San Rocco dhe Piazza Leoni, e me pas do flasim per festat dhe per recetat tipike te Monterotondos.
MONUMENTET
Duomo
Ne vitin 1621, “keshilli i te 40-teve”, vendosi te ndertonte nje kishe te re ne Monterotondo qe do perfshinte kishen e vjeter e te vogel te ndertuar pese shekuj me perpara. Familjes Barberini ju desh te pranonte vendimin e Keshillit. Per kete arsye vendosi nje kryq ne vendin ku do te ndertohej kisha e re qe u ndertua me 1630. Meqenese kishin zgjeruar muret mbrojtese te qytetit me perpara, nuk kishin leke te mjaftueshme per te dekoruar fasaden e kishes, kjo eshte arsyeja per te cilen ajo ka nje pampje te perparshme shume te thjeshte.
Ne vitin 1641 papa Urbano VIII vizitoi duomo te cilit i dhuroi nje fasade te shenjte e nje kampane te madhe.
Ne vitin 1845 papa i ri Gregorio XVI e beri kishen Basilica Minore.
Brenda harkut ne kishe ndodhet nje pikture e madhe e Shen Merise e bere nga Domenico Pistrini. Gjithashtu gjendet edhe nje statuje prej druri e Shen Merise me Femijen. Altari eshte nje varr antik i shekullit te II pas Krishtit.
Palazzo Orsini Palazzo Orsini eshte nje ndertese antike qe ndodhet ne Monterotondo. Fasada eshte ne stilin roman-barok, me nje kulle qendrore. Ajo ka dy porta nder te cilat njera, ajo ne piazza Marconi, eshte e karakterizuar nga nje dekorim barok shume te pasur me rilieve qe paraqesin simbolin e familjes Grillo. Ne pallat jane te pranishme edhe stema te papeve, te famijes Medici e Orsini. Sallat e brendshme jane dekoruar me afreske te periudhes se Rilindjes. Oborri i brendshem quhet “oborri i pusit”, sepse ne mes gjendet nje pus i ndertuar ne shekullin XVI nga nje artist roman. Pas termetit te Avezzano ne 1915 u rindertua. Nga viti 1890 pallati eshte qender e zyrave administratore te qytetit.
Porta Garibaldi Ndertuar nga arkiteti Frontoni ne 1722, ishte pjese e mureve qe mbyllnit qytetin; eshte e fundit e kater portave hyrese ne qender te qytetit. Kjo porte eshte nje monument nacional i njohur si “porta romane” para vitit 1870 dhe e quajtur “porta Garibaldi” pas fitores se Garibaldit. Per te hyre ne qytet, duke ardhur nga lugina e Tevere, Garibaldit ju desh ti vinte zjarr portes qe ndalonte hyrjen ne qytet.
Mbi porten jave vendosur dy flamure, flamuri Italian dhe ai Europian. Garibaldi: Giuseppe Garibaldi (Nizza, Korrik 1807 – Caprera, Qershor 1882) ishte nje gjeneral e patriot. Eshte nje nga personazhet hisotirk me te njohur italian, i njohur ne gjithe boten, dhe eshte nje hero nacional.
Fontana dei Leoni Shatervani i Luaneve ndodhet ne piazza e Luaneve dhe eshte ndertuar ne 1845 nga kardinal Lambruschini si simbol i qytetit te Monterotondos. Mbi kater luanet prej balte eshte nje kolone.
VENDET
Piazza dei Leoni
Piazza dei Leoni ndodhet ne pjesen antike te Monterotondos. Ne origjine sheshi quhej Piazza del Popolo. Me vone sheshi mori emrin Piazza dei Leoni sepse ne qender eshte nje skupture me kater luane.
Ne shesh ndodhen edhe disa dyqane, nje restorant, nje bar dhe nje librari. Ngjitur me sheshin eshte edhe nje ndertese ku Garibaldi i foli popullit.
Via Cavour
Lidh Duomo me sheshin e luaneve. Ndodhet ne qender te Monterotondos dhe eshte e pasur me dyqane te ndryshem: gjenden disa kafenera, dyqane veshje, parukeri, nje dyqan ushqimor, nje dyqan peshku e nje dyqan mishi.
Il Giardino del Cigno
Perballe Komunes se Monterotondos gjendet Kopshti i Mjellmave. Ne kopsht gjenden disa rrugica per shetitje e disa lojra per femijet. Kopshti eshte i rrethuar nga gardh e peme te larta. Ne qender gjendet nje shatervan, shatervani i Mjellmes, i quajtur keshtu sepse karakterizohet nga nje statuje qe paraqet nje burre qe mban nje mjellme nga sqepi i te ciles del uje. Ne kopsht gjendet edhe nje monument per te renet ne Luften Boterore. r
FESTAT
Shen Antonio Abate Shen Antonio eshte ngjarja e pare Kristiane. Te Dielen 17 Janar eshte festa e Shen Antonios. Shen Antonio eshte patroni i kafsheve dhe neper rruget e Monterotondos behen sfilata kuajsh e lulesh prej rrobe. Ne mengjes besimtaret sjellin kuajt perpara duomo. Ne mbremje behet shetitja me pishtar: ecet neper rruget e Monterotondos, ku njerezit mbajne nje pishtar e veshin nje kapele te kuqe e te zeze. Shetitja e Pishtarit zgjat pothuajse dy ore e mbaron perpara shtepise se zotit te ri qe u ofron te gjithe atyre qe kane marre pjese ne shetitje nje bufe te vogel, pas se cilit hidhen fishekzjarre. Kjo feste quhet edhe festa e “mulattieri“. Zoti i ri duhet te lere deren e shtepise hapur per te lejuar besimtaret per ti bere vizite statujes se Shen Antonio.
Ciummacata Me 24 qershor eshte festa e Ciummacates. Perpara sheshit te duomo, popullata mblidhet per te degjuar muzike e per te kercyer. Pjata tipike eshte me baze kermillash. Ne mesnate digjet nje shtrige, simbol i ardhjes se veres.
PERSONAZHET HISTORIK
Bruno Buozzi Bruno Buozzi ka lindur me 31 Janar 1881 dhe eshte vrare nga ushtaret gjermane ne Rome me 4 Qershor 1944. Gjate periudhes fashiste, B.Buozzi ka qene nje sindakalist i rendesishem. Kur Roma u pushtua nga ushtaret gjerman, B.Buozzi u perpoq te fshihej ne shume vende, po ne fund u kap nga nazistet. Ai u burgos ne qershor 1944 dhe me pas u vra me te burgosurit e tjere ne “La Storta“, afer Romes. Pas vdekjes se tij, shume rruge, sheshe e shkolla moren emrin Bruno Buozzi ne gjithe Italine.
RECETAT
Ciambelle a zampa Perberesit:
• 1 kg. miell;
• 33 cl vere e bardhe;
• 3 luge kripe;
• 3 luge uzo. Procedura:
Ngrohni veren me uzon. Perzjeni te gjithe perberesit deri sa te beni nje perberje te bute. Ndani brumin ne 9 pjese te barabarta, beni format e petullave dhe verini te ziejne. Lerini te thahen per rreth 90 min, pastaj piqini ne furre per rreth 60 min.
Tozzetti Perberesit:
• 2 veze;
• 200 g sheqer;
• 1 gote vere e bardhe;
• maja;
• lekura e nje limoni;
• 400 g miell;
• lajthi Procedura:
Rrihni sheqerin me vezet. Shtoni miellin dhe perberesit e tjere e formoni nje brum te bute. Beni brumin ne copa dhe verini ne furre per rreth 20 min. Hiqni nga furra dhe priteni brumin ne copa te vogla. Vini te gjithe prape ne furre per 15 min te tjera. Lerini te ftohen mbi nje zgarre.
Sito realizzato e distribuito da Porte Aperte sul Web, Comunità di pratica per l'accessibilità dei siti scolastici, nell'ambito del Progetto "Un CMS per la scuola"-USR Lombardia.